Kastrati nënshkruan peticionin për ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë

Kosova

Kastrati nënshkruan peticionin për ndërtimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë

Nga: A.SH Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Qëndron Kastrati

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shapi Kamberi ka kërkuar memorial në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve në Batajnicë.

Për këtë ai ka nisur një peticion duke ju bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’i bashkangjiten inciativës së tij.

Inciativës së tij pozitivisht iu përgjigj kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati duke nënshkuar peticionin.

Postimi në Facebook:

Unë sapo nënshkrova peticionin për krijimin e Qendrës Memoriale në Batajnicë.

Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm gjatë luftës në Kosovë.

Ju ftoj ta nënshkruani këtë peticion në këtë link:

https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija

Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat