Temperatura deri në minus 7 sot e nesër

Kosova

Temperatura deri në minus 7 sot e nesër

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Masat e ftohta polare që kanë depërtuar mbi rajon, sjellin temperatura tipike dimërore në ditët e para të dimrit meteorologjik që fillon sot më 1 dhjetor.

Siç njofton Prishtina Weather, fusha anticiklonike të ardhura nga Europa qendrore kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit me ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Mbi gadishullin apenin ditën e nesërme pritet të formohet një vorbull ciklonike, si rrjedhojë e depërtimit të një cikloni nga Atlantiku verior mbi Europën qëndrore, e nga dita e mërkurë dhe ditën e enjte, mbi vendin tonë sjell shtim të vransirave. Nga dita e enjte priten mundësi edhe për riga lokale shiu, e në vise malore reshje të dobëta bore. Rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu në pjesën e dytë të javës rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, në të dy vlerat ekstreme.

Pas një jave me nivele të larta të ndotësve ajror, përgjatë 24 orëve të shkuara, si rrjedhojë edhe e qarkullimit ajror, indeksi i cilësisë së ajrit zbriti edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në dy ditët në vijim, gjatë ditës indeksi i cilësisë së ajrit mund të mbetet në vlera mesatare, vende-vende edhe të mjaftueshme, mirëpo orëve të mbrëmjes do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

1.12.2020 – Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull. Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 4C, e në vise malore -7C deri 3C. Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga juglindja 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

2.12.2020 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën me vransira dhe intervale me diell. Në zona malore në perëndim të vendit, në mbrëmjes mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 5C, e në vise malore -4C deri 4C. Era do të fryj e lehtë kryesisht nga juglindja 1-4m/s. Indeksi UV: 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat