Krushianët paralajmërojnë protesta

Kosova

Krushianët paralajmërojnë protesta

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Krushë e Madhe

Nga kompleksi memorial i dëshmorëve në Krushë të Madhe të Rahovecit, banori i këtij fshati, Jeton Hoti, deklaroi se janë të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Apelit pasi ia përgjysmoi dënimin Darko Tasiqit, i cili akuzohet për kryerje të vrasjeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Hoti, i cili i ka të vrarë babanë dhe vëllanë, tha se ky vendim për ta ishte shokues, pasi siç deklaroi, edhe dënimi paraprak me 22 vjet burgim ndaj Tasiqit nuk ishte i pranueshëm meqë ishin në pritje të dënimit për burgim të përjetshëm.

“Ne si qytetarë do të marrim iniciativë për protestë, e cila do të mbahet në Prishtinë. Nesër në ora nëntë bëhet nisja nga fshati dhe rreth orës 10:00-11:00 të gjithë do të jemi në Prishtinë”.

“Dënohemi ne që kemi qenë mbrojtës të vendit, kurse këtyre kriminelëve si Darko Tasiq iu përgjysmohet dënimi”.

“Nuk do të ndalemi deri sa krimineli i fundit të dënohet për masakrat që i kanë bërë ndaj krushianëve dhe të gjithë shqiptarëve. Besojmë në drejtësinë botërore e ndërkombëtare deri sa të bëhet dënimi për kriminelin që i dihet saktë emri e mbiemri”, deklaroi për Jeton Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat