Novobërdë, familjarët e varrosën në oborrin e shtëpisë ashtu si e la amanet, fqinjët inicojnë peticion për zhvarrosje

Kosova

Novobërdë, familjarët e varrosën në oborrin e shtëpisë ashtu si e la amanet, fqinjët inicojnë peticion për zhvarrosje

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 00:27
Novobërdë

Një rast i rrallë ka ndodhur në fshatin Makresh të Epërm të komunës së Novobërdës. I ndjeri me inicialet I.F. ua kishte lënë amanet familjarëve që ta varrosin në oborrin e shtëpisë.

Familjarët e mbajtën fjalën e të ndjerit dhe e varrosën por fqinjët kanë nisur një peticion kundër këtij varrimi.

Mënyra e varrimit në oborrin e shtëpisë sipas rregulloreve nuk është e lejuar dhe për këtë komuna e Novobërdës thotë se familjarët e të ndjerit nuk kanë marr leje. Ndërkaq Bashkësia Islame në Gjilan thotë se hapjen e varrit nuk e bëjnë punëtorët e tyre.

I.F. para se të vdiste ua la një amanet familjarëve. Ai u kërkoi atyre që ta varrosnin në oborrin e shtëpisë në fshatin Markesh të Epërm të Novobërdës. Por me këtë nuk po pajtohen fqinjët të cilët janë shprehur të shqetësuar me këtë varr. Atje ata kanë iniciuar edhe një peticion përmes të cilit po kërkojnë zhvarrosjen e trupit.

Në komunën e Novobërdës thonë se familja nuk ka kërkuar leje për një gjë të tillë. Nënkryetari Bajrush Ymeri thotë se është hera e parë që përballen më këso raste.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Naim Aliu, tha se punëtorët e BIK’ut nuk e kanë hapur këtë varr.

Për këtë rast familjarët e të ndjerit të cilët jetojnë jashtë vendit nuk kanë pranuar të flasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat