Për gripin sezonal deri tash janë vaksinuar mbi 1 mijë qytetarë

Kosova

Për gripin sezonal deri tash janë vaksinuar mbi 1 mijë qytetarë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:09
QKUK

Situatë më e qetë është parë gjatë së mërkurës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku po bëhet vaksinimi për gripin sezonal.

Për të martën dhe të mërkurën deri në orën 12:00 u raportua se janë vaksinuar mbi 1 mijë e 200 persona.

Rrezart Halili, zëvendësdrejtor i QKMF-së ka deklaruar se në orët e mëngjesit kishte tendencë për t’u bërë më tollovi por se tani gjithçka po funksionon si duhet.

Të interesuarit për vaksinim kanë deklaruar se nuk kanë pritur më shumë se 10 minuta për t’u vaksinuar. Në tendën e vaksinimit, këtë proces po e kryejnë katër ekipe mjekësore.

Në Kosovë janë shpërndarë 160,500 vaksina kundër gripit sezonal, që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka blerë përmes UNICEF-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat