Raporti i sotëm: Mbushën spitalet, të gjitha të dhënat rreth pacientëve

Kosova

Raporti i sotëm: Mbushën spitalet, të gjitha të dhënat rreth pacientëve

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Spitalet rajonale e Qendra Klinike Universitare e Kosovës po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga numri i madh i pacientëve të hospitalizuar.

Për momentin, 962 pacientë janë të hospitalizuar në institucionet publike shëndetësore në vend, nga të cilët 674 janë të konfirmuar pozitiv me virusin Covid-19. Nga ta 12 janë në respirator, 43 me ventilim mekanik joinvaziv dhe 683 me oksigjen.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 342 pacientë, nga të cilët 279 të konfirmuar pozitiv me Covid-19,  17 të konfirmuar negativ dhe 46 të pakonfirmuar.

10 nga këta pacientë janë në respiratorë, 14 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 236 me oksigjen.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 620 pacientë, nga të cilët 395 të konfirmuar pozitiv me Covid-19, 88 të konfirmuar negativ me këtë virus dhe 137 të pakonfirmuar.

2 nga pacientët janë në respirator, 29 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 447 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me gjithsej 179 pacientë, pastaj Spital i Pejës me 130 pacientë të hospitalizuar, Spital i Gjakovës me 98 pacientë, Spitali i Gjilanit me 98 pacientë, Spitali i Ferizajit me 61 pacientë, Spital i Mitrocicës me 38 pacientë dhe ai i Vushtrisë me 16 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat