Filloi ndërtimi i QMF në fshatin Bardh i Madh

Kosova

Filloi ndërtimi i QMF në fshatin Bardh i Madh

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Filloi ndërtimi i QMF në fshatin Bardh i Madh

Sot u vendos gurthemeli i ndërtimit të objektit të QMF-së në fshatin Bardh i Madh.

Në këtë objekt do të ofrohen shërbime dhe do të plotësohen kërkesat dhe nevojat shëndetësore për një shëndet më të mirë për qytetarët e këtij fshati por edhe të vendbanimeve përreth.

Realizimi i këtij projekti do të financohet nga “Duart e Bamirësisë” dhe “Kuwait Society for Relief” në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës.

Kryetari i Komunës Burim Berisha uron qytetarët për këtë projekt i cili do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat