Kastrati i ashpër me kompanitë në Kamenicë: Punët o do të bëhen mirë, o s’do të përfundojnë në këtë mënyrë

Kosova

Kastrati i ashpër me kompanitë në Kamenicë: Punët o do të bëhen mirë, o s’do të përfundojnë në këtë mënyrë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, ka dal së bashku me shefin e kabinetit të tij Meriton Ramabaja, për të parë nga afër sanimet e rrugëve që po bëhen në qytetin me të cilin ai udhëheq.

Ai ka thënë se cilësia e punimeve nuk është në nivel të duhur dhe se ka kërkuar që punimet duhet të bëhen ose mirë, o të mos përfundojnë në këtrë mënyrë.

Postimi i plotë i tij

Bashkë me shefin e kabinetit Meriton Ramabaja, po vizitojmë lokalitetet ku ishte e paraparë sanimi i rrugëve me asfalt. Zyrtarë nga digasteret përkatëse janë vazhdimisht në inspektim të punëve në terren dhe nga fotot që shihen më lartë, shihet qartë që cilësia e punimeve nuk është në nivel të duhur.

Kam kërkuar nga kompania që të përmirësojnë cilësinë dhe t’i rregullojnë të gjitha, në të kundërtën do iniciojmë procedurat ligjore për mos kryerje të punës.

Punët o do të bëhen mirë, o s’do të përfundojnë në këtë mënyrë! Falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, sepse vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën për komunitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat