“Asfalt si peta e lakrororit” kryetari i Kamenicës kërkon nga kompania përmirësim të punimeve

Kosova

“Asfalt si peta e lakrororit” kryetari i Kamenicës kërkon nga kompania përmirësim të punimeve

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Asfalt

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka inspektuar sot punimet në disa lokalitete ku ishin paraparë sanimi i rrugëve me asfalt.

Kastrati pas inspektimit të punimeve, është ankuar tek kompania se asfaltimi dhe sanimi i këtyre rrugëve nuk është në nivelin e duhur, ndërsa ka kërkuar nga kompania që të përmirësojnë cilësinë dhe t’i rregullojnë të gjitha, në të kundërtën do iniciojmë procedurat ligjore.

Në fotografitë që ka publikuar Kastrati shihet se punimet në këto rrugë janë në cilësinë më të dobët të mundshme.

Shkrimi i plotë i Kastratit:

Bashkë me shefin e kabinetit Meriton Ramabaja, po vizitojmë lokalitetet ku ishte e paraparë sanimi i rrugëve me asfalt. Zyrtarë nga digasteret përkatëse janë vazhdimisht në inspektim të punëve në terren dhe nga fotot që shihen më lartë, shihet qartë që cilësia e punimeve nuk është në nivel të duhur.Kam kërkuar nga kompania që të përmirësojnë cilësinë dhe t’i rregullojnë të gjitha, në të kundërtën do iniciojmë procedurat ligjore për mos kryerje të punës.

Punët o do të bëhen mirë, o s’do të përfundojnë në këtë mënyrë! Falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, sepse vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën për komunitetin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat