Holanda ndihmon ShSKUK-në, me donacion në vlerë 250 mijë

Kosova

Holanda ndihmon ShSKUK-në, me donacion në vlerë 250 mijë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, në prezencë të ud, drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dorëzuar donacion për ShSKUK-në, në vlerë prej 250 mijë eurove, në të cilin përfshihen maska dhe veshje anti-covid.

Me rastin e dorëzimit të këtij donacioni ajo tha se ka kënaqësinë që shteti i Holandës përmes UNOP-sit, po e ndihmon shëndetësinë. Ajo ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-covid, mënyrë që menaxhimi i situatës të jetë më i lehtë.

Dr. Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka falënderuar ambasadoren dhe shtetin e Holandës për këtë donacion, duke vlerësuar se ky donacion është i rëndësishëm për stafin shëndetësor që punon në ShSKUK.

Ndërsa ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi falënderoi shtetin holandez, theksoi se vlera e donacionit është 250 mijë euro dhe në të përfshihen maska dhe mjete tjera mbrojtëse që do të ndihmojnë në menaxhim të situatës së pandemisë, por, do ta lehtësojnë edhe punën e profesionistëve dhe menaxhmentit të cilët do ta kenë më lehtë menaxhimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat