Gashi:“Të gjithë pa dallim por të bashkuar e bëjmë këtë botë vend më të mirë!“ 

Kosova

Gashi:“Të gjithë pa dallim por të bashkuar e bëjmë këtë botë vend më të mirë!“ 

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, ka theksuar se kjo ditë duhet të sherbejë si ditë e reflektimit se sa kjo kategori e shoqërisë përkrahet nga shoqëria jonë.

Po ashtu, ai ka shprehur se gjithë puna dhe përkushtimi është e orientuar pikërisht në ofrimin e kushteve sa më të përshatshme për këtë kategori, “Nën qeverisjen time, me vullnetin me të madh, me punë dhe përkushtim jam i angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të përshatshme për kategori, si në fushën e shëndetësisë ashtu dhe në fushën e arsimit,kulturës e mjedisit, duke dëshmuar se institucioni komunal është shtëpi për të gjithë“.

Gjatë ditës së sotme, Kryetari Gashi, ka nxjerrë një vendimi përmes të cilit të gjithë aplikuesit e kësaj kategorie janë përfitues për kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas, 

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“3 dhjetori, shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, kjo ditë duhet të sherbejë si ditë reflektimi se sa kjo kategori e shoqërisë përkrahet nga shoqëria jonë.

Nën qeverisjen time, me vullnetin me të madh, me punë dhe përkushtim jam i angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të përshatshme për kategori, si në fushën e shëndetësisë ashtu dhe në fushën e arsimit,kulturës e mjedisit, duke dëshmuar se institucioni komunal është shtëpi për të gjithë, si rrjedhojë e kësaj kemi bërë kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta, për në shkollë dhe anasjelltas, gjithsej në këtë vit janë përfitues 19 nxënës, shuma e përgjithshme  është rreth 8 mijë euro, kemi ofruar paisje të nevojshme për të lehtësuar gjendjen e tyre shëndetësore, po krijojmë hapësira të përshatshme për të kaluar kohën e lirë.

Të gjithë në këtë botë erdhëm duke qajtë , andaj të gjithë meritojmë të qeshim njësoj!

Të gjithë pa dallim por të bashkuar e bëjmë këtë botë vend më të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat