Pas ankesave për mungesë të oksigjenit reagon Krasniqi: Asnjë pacient nuk ka vuajtur, kemi boca të mjaftueshme

Kosova

Pas ankesave për mungesë të oksigjenit reagon Krasniqi: Asnjë pacient nuk ka vuajtur, kemi boca të mjaftueshme

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:25
Valbon Krasniqi

Pas ankesave për mungesë të oksigjenit në spitale, ka ardhur reagimi i u.d drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se deri më tani asnjë pacientë nuk ka vuajtur në mungesë të oksigjenit.

“Edhe rajoni edhe vendet e tjera po përballen me vështirësi serioze dhe jemi të angazhuar të gjithë maksimalisht. Deri më tani asnjë pacientë nuk ka vuajtur në mungesë të oksigjenit”, tha ai në një konferencë për media.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, për këtë ka thënë se janë duke bërë të pamundurën që të kenë mjaftushëm furnizime për shërbimet mjekësore.

“Jemi në situatë pandemie jo vetëm ne por tërë globi po përballet më situate jo të lehta në menaxhimin dhe furnizimin e mjeteve shëndetësore. Msh dhe SHSKUK është duke e bërë të pamunudurën që të kemi mjaftushëm furnizime dhe asnjë pacientë të mos mbetet pa ndonjë shërbim mjekësor”, tha Zemaj.

Ndryshe, Spitali i Përgjithshëm në Gjilan dje ka bërë të ditur se kanë nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme pati ankesa të shumta nga qytetarë se ka mungesë të bocave të oksigjenit në spitalin e Gjakovës dhe se disa pacientëve u është dashur të transferoheshin në spitale të tjera përreth, kjo për shkak të kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat