Haradinaj për emërimin e Bardhecit: Nuk ka të keqe që një student të emërohet zv.ministër i arsimit

Kosova

Haradinaj për emërimin e Bardhecit: Nuk ka të keqe që një student të emërohet zv.ministër i arsimit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:01
Ramush Haradinaj dhe Driton Bardheci

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Driton Bardheci është i diplomuar por nuk ka mundur ta marr diplomën shkaku i pandemisë.

Sipas Haradinaj, nuk ka të keqe që një student të emërohet zëvendësministër i arsimit.

“Ai nuk ka mundur ta marr diplomën për shkak të pandemisë. Unë e kam thirrë vetë e më ka tregu.

Edhe nëse një student shkon e bëhet zëvendësministër nuk është keq, pasi mundet të i kuptoj ma mirë. Ne shpesh kemi hasur në fjali se ju nuk po na kuptoni në vendimet që po i merrni”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat