Kanë filluar punimet në ndërtimin e murit rrethues dhe shpimit të bunarit tek ambulanca e fshatit Rahovicë

Kosova

Kanë filluar punimet në ndërtimin e murit rrethues dhe shpimit të bunarit tek ambulanca e fshatit Rahovicë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:34
Punimet

Në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore dhe të veprimtarive publike në komunën tonë, komuna e Preshevës përveç rikonstruksionit të plotë të objektit të ambulancës së fshatit Rahovicë.

Gjithashtu ka kontraktuar shpimin e bunarit për nevoja të furnizimit me ujë të këtij objektit, si dhe ndërtimin e murit rrethues.

Shpimi i bunarit tashmë ka përfunduar dhe është siguruar sasi e mjaftueshme e ujit për nevoja të ambulancës.

Me përfundimin e realizimit të këtyre projekteve, fshati Rahovicë do të pajiset me një ambulancë moderne dhe funksionale, të kompletuar në të gjitha aspektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat