​Shpërndahen mbi 800 bursa dhe kartela për kompenzimin e udhëtimit për studentë dhe nxënës në komunën e Obiliqit

Kosova

​Shpërndahen mbi 800 bursa dhe kartela për kompenzimin e udhëtimit për studentë dhe nxënës në komunën e Obiliqit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Obiliq

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri“, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar kontratat me studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2020/21.

Në këtë vit përfitues janë 132 studentë të nivelit bachelor, 8 studentë nivelit master, 2 studentë të studimeve të doktoratës, 71 nxënës të shkollave të mesme dhe mbi 700 përfitues për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimeve, që në total për të gjitha kategoritë përfshihen mbi 800 nxënës dhe studentë. Ndërsa çmimi “Adem Preniqi“, për studenten më të dallur, këtë viti akademik, është përzgjedhur Ermira Hodaj.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të gjithë përfituesve ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre të dijes dhe njëkohësisht theksoj se:

“Jemi të përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira dhe ngritjen e cilësisë në arsim, sepse duke investuar në arsim. Ne, drejtpërdrejtë investojmë në të ardhmen tonë“, po ashtu, kryetari Gashi, ka bërë thirrje gjithë studentëve: “Punoni pandalshëm dhe besoni në ëndërrat tuaja, ju siguroj se gjithmonë e kurdo herë, si kryetar komune dhe institucion komunal do jemi përkrah secilit që të realizojmë synimet dhe aspiratat e përbashkëta.“

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat