9 të shëruar dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

9 të shëruar dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:22
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 9 persona të prekur me covid-19 dhe janë regjistruar 5 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregull të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga kontaktet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, gjithsejtë me covid-19 janë regjistruar 462 persona.

Kurse, prej tyre 347 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 87 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat