Humb jetën nga Covid-19 mjeku nga Peja, Gëzim Berisha

Kosova

Humb jetën nga Covid-19 mjeku nga Peja, Gëzim Berisha

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Gëzim Berisha

Edhe një mjek ka humbur betejëm me Covid-19.

Bëhet fjalë për pediatrin Gëzim Berisha i cili ishte duke i’u shërbyer pacientëve me Covid.

“Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje” thuhet në njoftimin e ndjerë të Spitalit Pejë.

Njoftimi i plotë:

Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.

Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor.

Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.

Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje.

Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat