Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet rajonale

Kosova

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet rajonale

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Foto Ilustrim

Spitalet rajonale kanë njoftuar për numër të lartë të pacientëve me coronavirus, ndërsa është bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID-19.

Derisa në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 141 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 108 janë në oksigjeno-terapi, në Spitalin e Gjakovës 107 pacientë po trajtohen për COVID-19, 70 prej tyre në oksigjeno-terapi.

Në njoftimin e Spitalit të Pejës bëhet e ditur se sa i përket gjendjes së pacientëve, tre pacientë janë në respirator (CPAP), 108 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës 107 pacientë po trajtohen për COVID-19, 70 prej tyre në oksigjeno-terapi

Në 24 orët e fundit 36 pacientë të konfirmuar negativ, 11 pacientë të pakonfirmuar, ndërsa 6 pacientë në CPAP maskë.

Nga Spitali i Gjakovës ka thënë se spitalet po mbushen, ndërsa u është bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat, distancën dhe higjienën.

Ndërkaq, për respektim të masave është bërë thirrje edhe nga zyrtarët komunal në Gjilan.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar të hënën se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave anti-COVID-19, bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7058 mostra, 2802 kanë rezultuar pozitivë, 2338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat