Shtatë raste të reja me koronavirus në komunën e Skenderajt

Kosova

Shtatë raste të reja me koronavirus në komunën e Skenderajt

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:03
Skenderaj

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive.

Në komunën e Skenderajt janë 7 raste.

Katër raste janë në Skenderaj, dhe nga një rast në Rakinicë, Turiçec dhe Cirez.

Skenderaj vazhdon të jetë në zonën e verdhë, të rrezikshmërisë me Koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat