Komuna e Junikut vlerësohet e para në përmbushjen e masave mbrojtëse dhe menaxhimin e pandemisë

Kosova

Komuna e Junikut vlerësohet e para në përmbushjen e masave mbrojtëse dhe menaxhimin e pandemisë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Komuna e Junikut fal bashkëpunimit të mirë me qytetar, menaxhimit të mirë të gjendjes në shkolla, funksionimit dhe aktivizimit efikas të Shtabit Emergjent dhe KKSB-së, ka rezultuar me respektimin e masave mbrojtëse të përgjithshme anti COVID-19 të dala nga Qeveria e Kosovës dhe masave të veçanta të dala nga Shtabi Emergjent Komunal, disciplinë qytetare dhe institucionale që Komunën e Junikut e radhit të parën në nivel vendi në përmbushjen e masave mbrojtëse anti COVID-19.

Komuna e Junikut faleminderon qytetarët për bashkëpunimin dhe disciplinën e treguar duke i lutur që të vazhdojn të tregojn kujdes, të respektojn masat mbrojtëse dhe të shmangin kontaktet e panevojshme.

Iu rikujtojm se përpos masave të përgjithshme qytetarët dhe operatorët ekonomik në përiudha të caktuara varësisht nga zhvillimi i virusit i janë përmbajtur edhe masave të veçanta të dala nga Shtabi Emergjent Komunal si:

•Takime të rregullta të Shtabit Emergjent dhe takime urgjente në baza javore apo ditore varësisht nga situata epidemiologjike

•Reduktimi i punëtorëve në Komunën e Junikut.

•Të ardhurit nga diaspora janë obliguar që të lajmrohen në numrat kujdestar që personeli shëndetësor të monitoroj gjendjen e tyre shëndetësore për dy javë dhe të vetëizolohen

•Komuna, Posta, Bankat, QPS, Qendra e Regjistrimit Civil, Barnatoret, Furrat, si dhe veprimtaritë e tjera publike janë obliguar që të ofrojnë shërbime me sportele duke mos pasur kontakte të drejtë për drejta me palën.

•Dyqanet ushqimore obligohen të respektojn distancën sociale prej 2 metrave si dhe duke evituar grumbullimin e më shumë se 3 klientëve.

•Qytetarve i'u është bërë apel për shfrytëzimin e mundësive për shërbim online.

•Furrat e bukës dhe Operatorët Ekonomik janë obliguae ta bëjnë ambalazhimin e bukës dhe pjekurinave të tjera

•Monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së qytetarëve të ardhur nga diaspora

•Shpërndarja e ndihmave derë më derë nga Shtabi Emergjent, respektivisht Qendra për Punës Sociale

•Apelim drejtë qyetarëve që një anatar për familje të bëjë furnizimin për nevoja familjare (duke respektuar masat mbrojtëse)

•Thirrje që të gjithë qytetarët që në rast që hasin grupe/turma njerzish në hapësira publike/parqe t’I njoftojn organet e rendit

•Ndalimi i ushtrimi i veprimtarisë në territorin e Komunës së Junikut Postës së Shpejt

•Ftesë që qytetarët që ditëve të fundit kanë praktikuar vizita në zona të prekura nga Pandemia në Republikën e Kosovës apo janë vizituar nga familjar nga këto zona të kontaktojn Shabin Emergjent Komunal me numrat kujdestar:

•Monitorimi konstant i gjendjes së pacientëve me sëmundje kronike nga Stafi Mjekësor 

•Dezinfektim i objekteve komunale

•Dezinfekimi dhe pastrimi i rrugëve

•Shpërndarje të pakove ushqimore dhe higjenike derë më derë nga Shtabi Emergjent për të evituar turmat

•Pajisje me mjete mbrojtëse për personel

•Kufizim i lëvizjes së automjeteve dhe turmave në zona të caktuara 

•Mbyllja e parqeve
•Krijim i grupeve vullnetare

•Caktim i një numri telefonik kontaktues për qytetarët për kërkesa / shqetësime

•Kontrolla të përditshme rutinore të nxënësve nëpër shkolla

•Organizimi nëpër shkolla i mësimit me respektim distance dhe evitim të kontakteve të afërta

• Informim i përditshëm i qytetarëve për masat mbrojtëse, mënyrën e transmetimit, simptomat etj të rekomaduara nga IKSHPK dhe OBSH, informim përmes faqës së komunës, në linqet e mëposhtme gjeni njoftimet pësmes videov, posterave:
Duke përdorur në çdo publikim hashtag-un dhe thirrjen:
Rri në në shpi
Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat