FOL: Kërkojmë rezultate të matshme dhe veprime konkrete në luftën kundër korrupsionit

Kosova

FOL: Kërkojmë rezultate të matshme dhe veprime konkrete në luftën kundër korrupsionit

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Lëvizja”Fol” ka deklaruar se kjo do të duhej të ishte një ditë në të cilën do të numëroheshin sukseset në luftën kundër korrupsion.

Sipas FOL, sukseset ndaj kësaj dukurie janë në një nivel të papërfillshëm.

“Të dhënat nga raportet kredibile kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat specifikojnë pjesë të korrupsionit, janë alarmante. Sipas raportit të UNDP-së qytetarët e Kosovës kanë renditur papunësinë, korrupsionin dhe varfërinë si tre problemet themelore me të cilat përballet Kosova aktualisht”, thuhet në njoftimin e FOL.

Njoftimi i plotë:

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsion për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, do të duhej të ishte një ditë në të cilën do të numëroheshin sukseset në luftën kundër korrupsion. Fatkeqësisht sukseset ndaj kësaj dukurie janë në një nivel të papërfillshëm.

Të dhënat nga raportet kredibile kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat specifikojnë pjesë të korrupsionit, janë alarmante. Sipas raportit të UNDP-së qytetarët e Kosovës kanë renditur papunësinë, korrupsionin dhe varfërinë si tre problemet themelore me të cilat përballet Kosova aktualisht.

Sipas, studimit të Odës Ekonomike Amerikane për vitin 2019, i cili ka matur aspektet kritike të korrupsionit, tregon se 72% e bizneseve e shohin korrupsionin si një çështje shumë të rëndësishme në Kosovë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre e konsiderojnë korrupsionin në Kosovë si sistematik.

Raporti i vendit për Kosovën për vitin 2020 tregon se Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit, në konfiskimin e pasurive si dhe përmes krijimit të departamenteve speciale që trajtojnë me prioritet rastet në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë, të korrupsionit (dhe krimin e organizuar) në gjykata.

Deri më tash, institucionet si Prokuroria dhe Gjykatat nuk kanë ndërmarrë dhe nuk po ndërmarrin veprimet e nevojshme me të cilat do të dëshmonin përkushtimin e tyre ndaj luftës kundër korrupsionit.

Andaj, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsion Lëvizja FOL kërkon rezultate të matshme dhe veprime konkrete në luftën kundër korrupsion, e jo fjalë boshe siç jemi mësuar të dëgjojmë zyrtarët shtetërorë për çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat