Në mesin e viktimave nga COVID-19 edhe një 48-vjeçar nga kjo komunë

Kosova

Në mesin e viktimave nga COVID-19 edhe një 48-vjeçar nga kjo komunë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se kanë vdekur 12 të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit. Në mesin e viktimave është 48-vjeçar nga Kamenica.

Rastet e tjera të vdekjes janë nga Prishtina, Gjilani, Vitia, Mitrovica, Vushtrria, Klina, Kamenica, Gjakova dhe Podujeva.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç),  Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat