Dy llapjanët e ndaluar në Serbi kanë dalur para Gjykatës, cili është vendimi për ta?

Kosova

Dy llapjanët e ndaluar në Serbi kanë dalur para Gjykatës, cili është vendimi për ta?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Dy banorët e komunës së Podujevës sot kanë dal para gjykatës në Serbi, ende nuk dihet cfarë vendimi është marrë.

Kohën e tyre të lirë menduan ta shfrytëzojnë në këtë bjeshkë.

Por gjatë ecjes së tyre, nuk iu shkoj gjithçka sipas planit.

Blerim Maçastena dhe Berat Mexhuhani si pasojë e mjegullës humbën rrugën e tyre të kthimit.

Kësisoj që të dy u gjetën nga pjesëtar të policisë kufitare serbe.

Në kërkim të tyre, dolën edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës e banor të kësaj ane.

Por, edhe pse i kërkuan për më shumë se dy orë, nuk arritën që të hasin në gjurmë të tyre.

E banorët e këtij fshati që dolën vullnetarisht të i kërkonin tregojnë momentet e fundit të komunikimit me ta.

Edhe një tjetër banor që jeton shumë afër me vijën kufitare, tregon që gjetja e tyre ishte e pamundur për shkak edhe të errësirës.

Ndërkohë, që nga momenti i parë këtë situatë e ka ndjekur edhe komuna e Podujevës.

Kryetari i saj, Shpejtim Bulliqi thotë që po bëjnë çmos si komunë që të lirohen sa më parë bashkëvendësit e tij.

Televizioni gjatë ditës ka kontaktuar edhe me familjarët e te dy të arrestuarve, shtëpitë e të cilëve gjenden shumë afër me njëra-tjetrën.

Këta të fundit prapa kamerës kanë thënë që janë të shqetësuar për ta, por që përkrahje kanë marrë edhe nga Qeveria e Kosovës.

E rreth orës 12:00, ishte paraparë që të mbahej edhe seanca gjyqësore për të dy, por që akoma nuk kanë ndonjë informacion se çfarë është vendosur.

Arrestimin e këtyre dy personave nga polica serbe, e ka konfirmuar një ditë më parë edhe policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat