Kryetari Bulliqi priti përfaqësuesin e KFOR-it në Podujevë

Kosova

Kryetari Bulliqi priti përfaqësuesin e KFOR-it në Podujevë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:52
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesin e KFOR-it nga LMT në Podujevë, toger Kovacs Karoly.

Gjatë takimit kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, informoi përfaqësuesit e KFOR-it, togerin Kovacs Karoly për situatën e përgjithshme në Komunën e Podujevës.

Kryetari Bulliqi tha se vlerëson lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it, si faktor kyç në ruajtjen e paqës dhe sigurisë në vend, pra edhe në komunën tonë.

Kryetari Bulliqi tha se do të vazhdojë të kultivojë raporte korrekte dhe bashkëpunim të mirë me KFOR-in.

Përfaqësuesi i KFOR-it, togeri Karoly falënderoi kryetarin Bulliqi për pritjen dhe e uroi për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Podujevës dhe u shpreh i kënaqur me gjendjen e sigurisë. Duke folur për rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, ai tha se KFOR-i është institucioni i tretë i sigurisë.

Kryetari Bulliqi dhe përfaqësuesi i KFOR-it shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat