Lladrovci ndan bursa për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret

Kosova

Lladrovci ndan bursa për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Drenas

Përveç 160 bursave të cilat janë ndarë ditë më parë, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë ndarjen e bursave edhe për studentët e tjerë që kanë plotësuar kriteret sipas listës së shpallur nga Drejtoria e Arsimit.

“Lladrovci që nga marrja e mandatit prioritet ka sektorin e arsimit, përkatësisht ngritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve gjithnjë më të mira infrastrukturore.Nga 212 studentë që kanë plotësuar kriteret, 160 janë ndarë ditë më parë, 25 të tjera sot, ndërsa 28 bursa do të ndahen me fillimin e vitit fiskal 2021. Në këtë mënyrë, duke i përfshirë të gjithë studentët që i kanë plotësuar kriteret, përkatësisht 212 përfitues.

Përfshirja e gjithë studentëve që kanë plotësuar kriteret ka qenë propozim i kryetarit Lladrovci që ka marrë mbështetje edhe nga Kuvendi Komunal”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari Lladrovci i ka uruar studentët përfitues, duke shprehur përkushtimin e komunës për t’i përkrahur në rrugëtimi e dijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat