Lladrovci e Lika marrin pjesë në prezantimin e laboratorit virtual të shkencave të natyrës

Kosova

Lladrovci e Lika marrin pjesë në prezantimin e laboratorit virtual të shkencave të natyrës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Foto

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Lika, kanë marr pjesë në prezantimin e laboratorit virtual i cili është lancuar nga Drejtoria e Arsimit dhe do të jetë në shërbim për të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit.

Gjatë vizitës së bërë, kryetari Lladrovci ka vlerësuar lartë punën e bërë nga vetë nxënësit e shkollave të Drenasit dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë me inovacione të tjera për krijimin e platformave të tilla të cilat ndihmojnë nxënësit dhe shkollat në përgjithësi. Kryetari Lladrovci ka thënë se Komuna e Drenasit, është duke vazhduar me përkushtimi me të madh për të përmirësuar kushtet ne të gjitha shkollat e Drenasit, në përpjekje për të përmbushur standardet e arsimit të konkurueshëm me ato të Bashkimit Evropian.

Lladrovci po ashtu ka falënderuar edhe ministrin Lika për vizitën e bërë, dhe ka kërkuar nga Ministria e ai udhëheqë, që t’i ndihmojnë në projekte infrastrukturore shkollat në Komunën e Drenasit.

Edhe ministri Lika ka përgëzuar nxënësit e Drenasit për krijimin e këtij laboratori, duke thënë se një projekt i tillë është i standardëve të larta, të njëjta me ato të shkollave evropiane.

Ky projekt është realizuar nga vetë nxënësit e shkollave të Drenasit në përkrahje të Drejtorisë së Arsimit dhe është i pari i llojit të tillë që realizohet në Kosovë, bazuar në planprogramet shkollore dhe do të ju shërbejë si ndihmesë në përvetësimin e njohurive shkencore.

Ndryshe, Drejtoria Komunale e Arsimit, këtë vit ka pajisur të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit me kabinete të shkencave të natyrës dhe të teknologjisë informative dhe ky projekt është në vazhdën e plotësimit të standardëve më të larta me mjete konkretizuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat