Thaçi i uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë në shkollat e Malishevës

Kosova

Thaçi i uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë në shkollat e Malishevës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:02
Malishevë

Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollorë 2020-2021, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës.

“Të dashur nxënës, të nderuar dhe shumë të respektuar mësimdhënës, sot përfundon gjysmë vjetori i parë i vitit shkollorë 2020-2021, dhe me këtë rast, në emër të Kryetarit të Komunës, z.Ragip Begaj, në emrin tim personal dhe në emër të drejtorisë, ju përshëndes të gjithëve dhe ju përgëzoj, për punën dhe angazhimin tuaj.

Edhe në këtë gjysmë vjetor, jemi përballur me sfidën e pandemisë së covid-19, por falë punës së përbashkët, zbatimit të masave anti-covid, falë përkushtimit të të gjithëve, mësimdhënës, nxënës e prindër, kemi arritur që me sukses ta përfundojmë këtë gjysmë vjetor. Gjatë kësaj kohe, janë arritur rezultate nga ana juaj, e gjithashtu edhe ne jemi munduar që përmes investimeve, të krijojmë kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Të dashur nxënës, ju dëshirojmë pushime të këndshme dhe uroj që të gjithë së bashku të të fillojmë gjysmëvjetorin e dytë në kushte të zakonshme pa pandemi dhe ti kthehemi normalitetit!

Suksese të gjithëve dhe urimet festa e fundit e vitit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat