Statistika se sa nxënës dhe mësimdhënës u infektuar me koronavirus nga fillimi i procesit mësimor

Kosova

Statistika se sa nxënës dhe mësimdhënës u infektuar me koronavirus nga fillimi i procesit mësimor

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka bërë të ditur sot, se që nga fillimi i procesit mësimor në shkolla, me koronavirus janë infektuar 1.615 mësimdhënës dhe 1.173 nxënës.

“Gjatë procesit mësimor, nga 15 shtatori e deri më sot janë testuar 10,823 mësimdhënës (prej tyre 1,615 kanë rezultuar pozitiv 14.9%) dhe 6,792 nxënës (prej tyre 1173 kanë rezultuar pozitiv 17.3%) mesatarja 15,8%”, ka thënë ai.

Sipas Zemajt më së shumti të infektuar pati në Prishtinë.

Gjithsej 544 mësimdhënës dhe 693 nxënës dolën pozitivë në testin për koronavirus.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat