SHKK fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare

Kosova

SHKK fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:20
SHKK

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se prej 28 dhjetorit do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare SHKK thotë se do të fillojnë me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.

Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat antiCovid, si distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat