Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në vend janë të lira për qarkullim

Kosova

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në vend janë të lira për qarkullim

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Foto Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në vend janë të lira për qarkullim.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se në disa rrugë në Prishtinë dhe në komunat tjera kanë hedhur kripë për shkak të mjegullës së dendur.

“Në rajonin Prishtina 1 dhe 2, të gjitha rrugët e mirëmbajtura nga MI janë të lira për qarkullim, por, shkaku i mjegullës së dendur dhe temperaturave nën zero (-0), është aplikuar hedhja e kripës dhe e rërës në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Keqekoll-Mutidovë), N25 QMI-Carralevë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Pjetershticë-Carralevë)”, është thënë nga kjo ministri.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të informimit të vazhdueshëm mbi gjendjen aktuale të autoudhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale, Ministria e infrastrukturës njofton pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2, të gjitha rrugët e mirëmbajtura nga MI janë të lira për qarkullim, por, shkaku i mjegullës së dendur dhe temperaturave nën zero (-0), është aplikuar hedhja e kripës dhe e rërës në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Keqekoll-Mutidovë), N25 QMI-Carralevë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Pjetershticë-Carralevë).

-Edhe rrugët në rajonin e Pejës, që të gjitha janë të kalueshme, duke cekur punimet në sanimin e deformimit në kilometrin e 12-të të rrugës N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë.

-Infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është poashtu krejtësisht e lirë për qarkullim, përfshirë pastrimit permanent të disa pjesëve të rrugëve, në ta cilat ka erodime të dheut dhe gurëve.

-Krejtësisht të lira për qarkullim dhe pa ndonjë intervenim shtesë, janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.

– Rrugët e rajonit të Gjakovës gjithashtu po mirëmbahen sipas parametrave normale, pa u penguar qarkullimi i lirë i automjeteve.

 -Në drejtimin Prizren-Carralevë të rajonit të Prizreit po intervenohet me kripë. Përndryshe, të gjitha rrugët në këtë rajon janë të lira për qarkullim.

Ekipet e mirëmbajtjes dimërore të rrugëve po vazhdojnë aktivitetet e tyre edhe në autoudhët e Kosovës. Në autoudhën A7 Morinë-Gjurgjicë, drejtimi Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë. po aplikohet shpërndarja e kripës, për të parandaluar çfarëdo lloj pengese e cila mund të shkaktohet si pasojë e mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0).

Rritja e sigurisë në rrugë gjatë sezonës dimërore mbetet prioritet i MI-së.ë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat