​Moti, nga e premtja parashihen reshje shiu dhe bore

Kosova

​Moti, nga e premtja parashihen reshje shiu dhe bore

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Në fushat termike do të ketë rritje në të dy vlerat ekstreme, ndërsa në fushat barike priten rënie të lehta, duke e prishur këtë situatë meteorologjike.

Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi, por nga dita e premte e tutje parashihet mot jo stabil, i përcjellë me reshje shiu dhe bore.

Gjatë vikendit sikur kemi paralajmëruar do të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe reshje bore, kryesisht ditën e shtune.

Temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Kjo dinamikë e motit do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do to të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat