​Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen Mavrovqani në Kamenicë

Kosova

​Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen Mavrovqani në Kamenicë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe shoqatën humanitare ”Gagica”, kanë filluar ndërtimin e shtëpisë për familjen Mavrovqani.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe shoqatën humanitare “Gagica”, ka thënë se është shumë i lumtur që kjo familje po bëhet me shtëpi të re.

“Shumë i lumtur që familja Mavrovqani po bëhet me shtëpi të re. Për këtë falënderoj Qeverinë e Kosovës që ndau 20 mijë euro, shoqatën humanitare “Gagica”, që ka dhuruar 5 ari tokë, ndërkaq ne si komunë kemi ndarë 30 mijë euro. Falënderoj të gjithë për kontributin, në veçanti ministren Hykmete Bajrami dhe familjen Gagica. Duke shpresuar që ky do të jetë rasti i fundit i kësaj natyre, uroj që familja ta gëzojë shtëpinë e re”, ka thënë ai.

Ndërsa pronari i shoqatës humanitare “Gagica”, Fitim Gagica, tha se është i lumtur që kanë pasur mundësinë që të ndihmojnë këtë familje.

“I lumtur që sot bëmë një gjest mjaft human duke ndihmuar familjen Mavrovqani. Uroj që ky veprim të jetë thirrje për solidaritet për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë”, u shpreh Gagica.

Ndryshe pas rastit tragjik që ka ndodhur në familjen Mavrovqani, institucionet dhe bamirësit u bënë bashkë që ta ndihmojnë këtë familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat