​Ramosaj: Janë realizuar një sërë projektesh në Deçan, sfidë mbetet trajtimi i ujërave të zeza

Kosova

​Ramosaj: Janë realizuar një sërë projektesh në Deçan, sfidë mbetet trajtimi i ujërave të zeza

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:36
Bashkim Ramosaj

Në debatin publik me qytetarë, kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka raportuar për punën njëvjeçare të kësaj komune.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se janë realizuar një sërë projektesh që mundësojnë zhvillimin ekonomik në komunë, përkundër pandemisë Covid-19, duke bërë kështu që të jetë një vit i mjaft i vështirë për realizimin e qëllimeve dhe synimet e planifikuara.

Ramosaj: Kemi realizuar një projektesh për zhvillimin ekonomik të Deçanit

“Vlerësimi im është i kënaqshëm për punën që kemi bërë duke mundësuar realizimin e një sërë projektesh e të cilat kanë të bëjnë me konceptin e zhvillimit ekonomik të kësaj komune. Me pasjen e një qyteti që është në proces duke avancuar për realizimin e ëndrrës të një qyteti çfarë ne e dëshirojmë”, tha ai.

Duke dhënë përgjigje ndaj një qytetari të kësaj komune, kryetari Ramosaj tha se sfida më e madhe mbetet trajtimi i ujërave të zeza.

Ramosaj: Problemi më i madh i Deçanit mbetet trajtimi i ujërave të zeza

“Një problem tepër të madh që e ka komuna e Deçanit është trajtimi i ujërave të zeza. Edhe pse komuna në vitin 2018 e ka kryer pjesën e obligimit të saj në raport me buxhetin të cilat i dedikohen ambientit, sepse është një prej standardeve e që duhet të bëhet një investim në këtë sferë. Ne kemi krijuar marrëdhënie buxhetore edhe me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës, si dhe me BE-në për një mjedis më të mirë me qytetarët tanë. Komuna e ka kryer pjesën e vet, qeveria po ashtu e ka kryer pjesën e vet, mirëpo nuk ka përfunduar një amendament(në Ligj) në Parlamentin e Kosovës i cili na kishte dhënë të drejtën për të operuar me një herë, pasi po flasim një kosto prej 13 milionë euro. Ndërsa, Deçani është renditur me këto nevoja specifike”, ka thënë ai.

Kryetari Ramosaj ka folur edhe për investimet në objektet e trashëgimisë kulturore, derisa ka theksuar se problemi në këtë vit që e ka e përcjellë komunën që ai drejton ka qenë sektori i shëndetësisë dhe arsimit, për shkak të një vendimi politik të një kohë të mëhershme që ka të bëjë me pagat jubilare, si rezultat i kontratës kolektive.

Ai tha se sikurse edhe institucionet qendrore, edhe buxheti i komunës së Deçanit nuk ka mund t’i përballojë këto pagesa, ani pse ka përpjekje për realizmin e pagave jubilare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat