Ujësjellësi po vazhdon furnizimin me ujë pavarësisht rënies së nivelit në Batllavë dhe Badoc

Kosova

Ujësjellësi po vazhdon furnizimin me ujë pavarësisht rënies së nivelit në Batllavë dhe Badoc

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Foto Ilustrim

KRU “Prishtina” njofton se pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava ( prej – 6.17 m nën nivelin e kapërderdhjes) dhe Badoci ( – 11.35 m), po vazhdon me furnizim stabil me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit.

Siç njofton kumtesa, ndërprerjet e furnizimit me ujë në disa zona, kohën e fundit ndodhën për shkak të dëmtimit të rrjetit të ujit dhe normalisht që deri në sanimin e defekteve , detyrohemi të ndërprejmë edhe furnizimin me ujë të pijshëm.

“Me të gjitha kapacitetet teknike operative, do të mundohemi të ruajmë këtë tempo të furnizimit edhe gjatë festave të fundvitit 2020.

Neve si konsumatorë na mbetet të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm , të paguajmë faturat e ujit dhe të mirëkuptojmë ndërprerjet e ujit kur ndodhin si shkak i dëmtimeve në rrjet”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat