Policia dhe inspektorati dalin në aeroport për të kërkuar nga mërgimtarët zbatimin e masave anticovid

Kosova

Policia dhe inspektorati dalin në aeroport për të kërkuar nga mërgimtarët zbatimin e masave anticovid

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Foto Ilustrim

Numër i madh i familjarëve që presin mërgimtarët para aeroportit, Policia e Inspektorati në kontroll.

Vijnë me gëzim për t’i vizituar familjarët për festat e fundvitit.

Edhe gjatë së shtunës në Kosovë përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” erdhën një numër i madh i mërgimtarëve.

E jashtë hapësirës së aeroportit, familjarët kosovarë po i prisnin të dashurit e tyre.

Të përfshirë nga emocionet për t’i parë të dashurit e tyre, ata nuk po respektonin masat anti-covid.

Madje ndër ta pati të tillë që nuk e besonin ekzistencën e virusit korona.

Për këtë arsye pati ndërhyrje të Policisë së Kosovës dhe inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

E Lamir Thaqi, zëdhënës në AUV  bëri thirrje që masat të respektoheshin nga familjarët që presin të dashurit e tyre.

Ndërkohë gjatë së shtunës inspektorët sanitarë së bashku me Policinë bënë inspektuan edhe në hapësirat  brenda aeroportit “Adem Jashari”.

Njëri nga inspektorit tha se aeroporti i Prishtinës është treguar mjaft profesional në mbajtje të rendit në kohë pandemie

Ndonëse në brendësi po përkujdeseshin për respektim të masave anti-Covid, jashtë aeroportit nuk munguan puthjet e përqafimet në mes të mërgimtarëve e familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat