Banorët ankohen për mungesë të rrymës në Fushë Kosovë dhe Podujevë

Kosova

Banorët ankohen për mungesë të rrymës në Fushë Kosovë dhe Podujevë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 00:27
Foto ilustrim

Disa banorë të komunës së Fushë Kosovës dhe asaj të Podujevës po ankohen për mungesë të energjisë elektrike.

Sipas një banori të Fushë Kosovës [emër i njohur për klankosova.tv], në rrugën “Dardania” afër shkollës “Mihal Grameno”, ka ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se pesë orë.

Gjithashtu edhe në qytetin e Podujevës po del se ka pasur mungesë të rrymës dhe dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak se disa trafo të KEDS-it janë kapluar nga flakët.

Kujtojmë se kohëve të fundit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike edhe nëpër disa lagje të Prishtinës dhe sipas KEDS, me rënien e temperaturave, këto prishje po ndodhin si pasojë e ngarkesës së rrjetit elektrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat