Zjarri kaplon shtëpinë në Deçan, lëndohet një 9-vjeçar

Kosova

Zjarri kaplon shtëpinë në Deçan, lëndohet një 9-vjeçar

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një fëmijë 9-vjeçar është lënduar si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në Deçan.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq zjarri po dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se 9-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Deçan, e më pas në Pejë.

“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull i Kosovës ka shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i moshës 9 vjeç i cili ndihmën e parë mjekësore e kishte marr në QKMF Deçan pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, KEDS’i dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët  kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat