Kuvendi i Vitisë i mbylli dyert

Kosova

Kuvendi i Vitisë i mbylli dyert

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur seancën e IX-të të rregullt, në të cilën është debatuar dhe janë miratuar të gjitha pikat që ishin paraparë për këtë mbledhje. 

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka kërkuar nga këshilltarët që me një minutë heshtje të nderohen 3 zyrtarët komunal të Vitisë, të cilët ndërruan jetë gjatë këtij muaji. 

E më pas, këshilltarët komunal, kanë miratuar propozim vendimin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, propozim vendimin për dhënien e pronave komunale për vitin 2021, është miratuar ndryshim plotësimi i Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-110/05-1270 e datës 04.12.2020, si dhe është dhënë një informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën janar- dhjetor 2020.

Seanca e sotme, ishte e fundit për këtë vit me të cilën edhe ky institucion përmbylli punimet për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat