Bekim Jashari jep lajmin e mrekullueshëm: Nga sot, 100 euro për çdo fëmijë të lindur në këtë komunë

Kosova

Bekim Jashari jep lajmin e mrekullueshëm: Nga sot, 100 euro për çdo fëmijë të lindur në këtë komunë

Nga: A.Zh Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:08
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka nisur vitin me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e kësaj komune.

Ai ka njoftuar se nga sot, për secilin fëmijë të regjistruar si banor i Skenderajt, do të ndahen nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit, përcjell Bota sot.

Jashari ka njoftuar se aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë.

Postimi i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Vitin 2021 po e nisim me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e komunës sonë.

Për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor të komunës sonë, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit.

Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.

Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni.

Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në mënyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë.

Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat