Afro 60 mijë raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Kosova

Afro 60 mijë raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Që nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve deri më tani me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 51 mijë e 731, nga nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Nga ky numër janë 42 mijë e 215 persona që janë shëruar, ndërsa 1 mijë e 340 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin SARS CoV2.

Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 8 mijë e 176.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 4 raste të vdekjes dhe 229 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e viktimave ishte edhe një 33 vjeçar nga Malisheva i cili humbi jetën shkak i infektimit me këtë virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thueht në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat