Konsullata e Kosovës në Kanada me lajm të rëndësishëm për qytetarët

Kosova

Konsullata e Kosovës në Kanada me lajm të rëndësishëm për qytetarët

Më: 4 janar 2021 Në ora: 07:37
Konsullata e Kosovës në Kanada

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada ka publikuar një lajmërim për të gjithë qytetarët.

Bashkatdhetarët të cilët kanë nënshtetësi kandaze e që këto ditë janë duke udhëtuar nga Kandaja drejt Kosovës përmes Stambollit luten të posedojnë me vete edhe ndonjë nga dokumentet e Kosovës.

Kjo për arsye që të shmanget çfarëdo pengese nga autoritetet në aeroport për të fluturuar, njofton Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada.

Njoftimi:

Lusim te gjithe bashkeatdhetaret tane me nenshtetesi kanadeze qe keto dite jane duke udhetuar nga Kanadaja drejt Kosoves, permes linjes se Stambollit, qe te posedojne me vete edhe ndonje nga dokumentet e Kosoves (edhe te skaduara) ne menyre qe te shmanget cfardo pengese nga autoritetet ne aeroport per te fluturuar.Konsullata e Pergjithshme e Republikes se Kosoves ne Toronto, sikurse edhe kete te diel, eshte ne vazhdimesi ne kontakt me autoritetet e Aeroportit Pearson si dhe me aviokompanite fluturuese per te lehtesuar flutrimin e bashkeatdhetareve tane drejt vendlindjes. Rruge te mbare drejt vendlindjes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat