​KRU Prishtina njofton për nivelin e ujit në liqenin e Badocit dhe të Batallvës

Kosova

​KRU Prishtina njofton për nivelin e ujit në liqenin e Badocit dhe të Batallvës

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 638.38m mbi nivelin e detit ose -11.4m nën nivelin e kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628 m mbi nivelin e detit ose -6.25 m nën nivelin e kapërderdhjes. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”Sh.A.

“Të nderuar konsumatorë, duke shpresuar që keni kaluar një fundvit të mirë pranë më të dashurve tuaj, ju njoftojmë sot me gjendjen e liqejve akumulues sipërfaqësorë Batllava e Badoci. Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 638.38 m mbi nivelin e detit ose -11.47 m nën nivelin e kapërderdhjes.

Batllava eshte 628.75 m mbi nivelin e detit ose -6.25 m nën nivelin e kapërderdhjes. Të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm është gjithnjë e domosdoshme!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat