Komuna e Malishevës solidarizohet me Komunën e Ferizajit pas shpërthimit ku mbetën shumë të lënduar

Kosova

Komuna e Malishevës solidarizohet me Komunën e Ferizajit pas shpërthimit ku mbetën shumë të lënduar

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:14
Berisha dhe Aliu

Malishevë, 5 janar Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin BERISHA, sonte e ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e Komunës së Ferizajit, Agim ALIU, të cilit i ka shprehur keqardhjen për rastin e lëndimit të qytetarëve nga shpërthimi i ndodhur në këtë qytet.

Nënkryetari BERISHA, ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës për të ofruar çfarëdo lloj ndihme nga ana e institucionit të Komunës.

“Ne si komunë dhe si qytetarë, solidarizohemi me qytetarët e Ferizajit dhe të gjithë të lënduarve ju urojmë shërim te shpejt, ndërsa si komunë jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo lloj mbështetje për Komunën e Ferizajit” ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim ALIU, e ka falënderuar Berishën dhe Komunën e Malishevës për sidarizimin e treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat