Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

Kosova

Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në vend, 2 persona kanë  vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 301  raste të reja të infektuara me të, ndërsa janë shëruar 457 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.44

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat