Lladrovci tregon se në çfarë ore del në punë në komunë

Kosova

Lladrovci tregon se në çfarë ore del në punë në komunë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:08
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka thënë në emisionin Pressing se ka punuar shumë që qytetari në Drenas të ketë shërbim të mirë në administratë.

Ai thotë se ka kërkuar nga administrata të punojnë me orar të plotë.

“E kam dëshmuar që punojë për qytetarët. Kam pasur informacion që qytetari nuk shërbehet mirë në komunë. Kam shkuar e kam parë vetë. I kam qortuar. Jo me shtag, por me vërejtje. Shërbimi fillon për qytetarin prej 8 deri në 12. Prej 12 deri në 1 është pushimi i drekës. Pastaj prej 1 deri në 4. S’ka sikur në komunat tjera ku punohet vetëm me dy orë për qytetarin.”, tha ai.

“Për vete dal në punë në ora 7 dhe jam i gatshëm për qytetarin”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat