Mërgimtarët do t’ia mësyjnë Kosovës për zgjedhje, nuk i besojnë votimit me postë

Kosova

Mërgimtarët do t’ia mësyjnë Kosovës për zgjedhje, nuk i besojnë votimit me postë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 23:52
Ilustrim / Pika kufitare në Merdare.

Kërkesa për fluturim iu konfirmua. Kështu Dukagjin Klimenta, së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes, po ia mësyjnë Kosovës në muajin Shkurt.

Ky udhëtim një ditor nga Bazeli i Zvicrës, po bëhet për një arsye.

Klimenta thotë se ata po detyrohen të vijnë në Kosovë, sepse atyre nuk i mundësohet votimi përmes ambasadës. Ndërkaq, kanë frikë se votat e tyre mund të manipulohen.

Por familja Klimenta nuk janë të vetmit që do të vijnë nga diaspora enkas për të votuar.

Rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të rezervimeve për fluturim pikërisht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Biletat shihet se u kushtuan mjaftë shtrenjtë.

E thirrje për votim mërgatës një ditë më pari i bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndërkohë nga KQZ kanë konfirmuar se diaspora edhe në këto zgjedhje mund të votojë vetëm përmes postës.

Një procedurë e tillë ishte edhe në zgjedhjet e kaluara të jashtëzakonshme, ku kanë votuar 2 mijë e 200 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat