Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar situatë emergjence në Drenas

Kosova

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar situatë emergjence në Drenas

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:56
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar situatë emergjence në Drenas

Ara e rrugë janë përmbytur nga uji, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale.

Nga komuna kanë thënë se ekipet emergjente janë në terren që në orët e para të mëngjesit për t’i evituar problemet nga reshjet e shiut.

“Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente janë dal në teren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

“Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Ekipet emergjente janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, por kërkojmë nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse ne të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet”, kanë thënë tutje nga komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat