Vërshohet edhe Suhareka nga reshjet e shiut, Muharremaj thotë se do të veprojnë brenda kapaciteteve

Kosova

Vërshohet edhe Suhareka nga reshjet e shiut, Muharremaj thotë se do të veprojnë brenda kapaciteteve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:39
foto nga vendi ngjarjes

Reshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende,  në të gjithë Kosovën,  po shkaktojnë probleme në disa zona edhe në Komunën e Suharekës.

Në lidhje me situatë aktuale ka reaguar kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj i cili ka thënë se ekipet e komunës tashmë janë në terren duke vepruar me të gjitha kapcitet e tyre.

Ai ka treguar se në fshatrat Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.

Njoftimi i plotë i tij:

Rreshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës.

Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontrollë, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.

Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë.

Bali Muharremaj

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat