Flasin nga IHMK: Moti jo stabil deri ditën e hëne!

Kosova

Flasin nga IHMK: Moti jo stabil deri ditën e hëne!

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Besim Aliu nga Instituti Hidrometereologjik i Kosovës, ka folur më gjerësisht për situatën me reshejt në vend gjatë orëve në vijim.

Aliu ka thënë se gjatë natës reshjet e shiut pritet të shëndërrohen në reshje bore.

“Eshtë mot i vranët, reshjet që janë tani prezente do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Me rënien e temperaturave gjatë natës pritet që këto reshje të kthehen në reshje bore”

Ai tutje theksoi se kjo situatë do të vazhdojë deri të hën ku ditën do të ketë reshje shiu e natën me rënien e temperaturave do të ketë borë.

“Deri ditën e hënë mooti nuk do të jetë stabil” tha shkurt Aliu.

Për gjendjen momentale nëpër komuna u deklarua pak më parë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat