Drenas/ Bllokohet kjo rrugë dhe shumë shtëpi bëhen të pabanueshme

Kosova

Drenas/ Bllokohet kjo rrugë dhe shumë shtëpi bëhen të pabanueshme

Më: 8 janar 2021 Në ora: 20:09
Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se rruga regjionale Drenas-Magure, përkatësisht tek Lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të rrugës për tek “Guri i Plakës”, është e bllokuar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, si dhe ka lutur qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative.

Po ashtu edhe lagja ndër hekurudhën e trenit, nga lumi “Drenica” deri të Trafo-stacioni i KEDS-it, shumica e shtëpive janë bërë të pabanueshme ku uji ha hy brenda shtëpive.

Pas kërkesave dhe ankesave të shumta nga qytetarët, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka dal në vendet ku ka vërshime më të mëdha dhe ka bërë edhe këtë video të bashkëngjitur këtij njoftimi.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura, përkatësisht rrugët përgjatë lumit “Drenica”.

Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar këtë gjendje të rënduar të fatkeqësisë natyrore, e cila nuk mbahet mend që ka ndodhur ndonjë herë.

Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftojnë të gjitha ato familje të cilat si pasojë e reshjeve të shiut, shtëpitë e tyre janë bërë përkohësisht të pabanueshme dhe nuk kanë zgjidhje të strehimit tek të afërmit e tyre, të lajmërohen në Komunën e Drenasit, përkatësisht në numrin 049 978 948.
Me shpresën që kjo gjendje të tejkalohet, Komuna e Drenasit falënderon për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat